Pëfundon përplasja Mourinho – Conte

Sport January 13, 2018 - 11:25

“Special One” thotë se ka vendosur t’i jap fund duke filluar ta përbuzë atë.

Polemikat mes trajnerit portugez të Unitedit dhe atij italian të Chelseat nuk kanë të ndalur, pasi kanë ardhur në një fazë të lart tashmë.

Portugezi, i cili e cilësoi Conten si një “palaço në bankinë” dhe si njeri që ka kurdisur ndeshje, ndërsa italiani ia ktheu atij duke e quajtur “gënjeshtar” dhe duke e ka përshkruar atë si “një njeri i vogël”.

Por, polemikat nuk kanë përfunduar dhe “Special One” thotë se ka vendosur t’i jap fund duke filluar ta përbuzë atë.

“Mendoj se kur një person fyen një tjetër, mund të prisni një përgjigje ose mund të prisni përbuzje”, ka thënë fillimisht Mourinho për mediat angleze, transmeton “Albeu.com”.

“Herën e parë që ai më fyej, kam pasur një përgjigje, një përgjigje që e di se e preku pikën ku ai me të vërtetë ndjehet i lënduar”.

“Pastaj ai më fyeu për herë të dytë, por tani ndryshoj dhe nga tani do ta përbuzi atë, pasi për mua përbuzja nënkupton fundin e tregimit”, përfundoi portugezi.