Turan largohet nga Barcelona, tifozët befasohen nga klubi i ri

Sport January 13, 2018 - 09:14

Arda Turan është pranë zyrtarizimit të transferimit në vendlindjen e tij te skuadra e Basaksehir.

Arda Turan është duke kaluar orët e fundit si futbollist i Barcelonës.

Mesfushori është pranë zyrtarizimit të transferimit në vendlindjen e tij te skuadra e Basaksehir, raporton e përditshmja sportive katalane “Sport”.

Turan ka vendosur të largohet nga Camp Nou pasi nuk ka arritur të zë vend në formacionin bazë të trajnerit Ernesto Valverde, përcjell “lajmi.net”.

Së fundmi ai iu ofrua Milanit por klubi nga San Siro hodhi poshtë mundësinë e transferimit të tij.

Turan duket i vendosur të rikthehet në vendlindjen e tij te ekipi i Basaksehir.