Sport

Bunjaki tregon arsyen e mungesës së tij në ceremoninë e FFK-së

Bunjaki tregon arsyen e mungesës së tij në ceremoninë e FFK-së
12 janar 2018 • 23 : 49 Foto: Driton Bublaku

Ish-përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki ka sqaruar arsyen e mungesës së tij në ceremoninë e shpalljes së laureatëve të vitit nga Federata e futbollit të Kosovës.

Kjo e fundit i ka ndarë mirënjohje Bunjakit për kontributin e dhënë në futbollin kosovar qe një dekadë, edhe pse FFK-ja dhe Bunjaki para pak muajsh e kanë ndërprerë kontratën e  bashkëpunimit.

Për mungesën e Bunjakit ka raportuar gjatë ditës “Zëri”.

Dhe trajneri i njohur kosovar ka bërë të ditur për “Zëri”, se nuk ka qenë në dijeni se ceremonia do të mbahej sonte.

“Edhe unë personalisht sot pasdite u informova që Federata pa qëllim ka harruar të më ftojnë. Gjithsesi jam shumë mirënjohës për përkrahjen dhe bashkëpunimin”, ka deklaruar Bunjaki për “Zërin”.

 

© zëri.info