Sport

E pazakontë: Futbollisti i ikë skuadrës, për të parë Juventusin

E pazakontë: Futbollisti i ikë skuadrës, për të parë Juventusin
12 janar 2018 • 22 : 18

Pavel Pogrebnjiak, sulmuesi i Dinamos së Moskës, ishte më 9 dhjetor të vitit të kaluar, në Juventus Stadium për të ndjekur super sfidën që zonja e vjetër pati ndaj Interit.

Deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë, por lajm përbën fakti se në ato momente sulmuesi duhet të ishte në fushë me ekipin e tij, për ndeshjen e kampionatit ndaj Anzhit.

Një foto e shfaqur papritur në rrjetet sociale, të Pogrebnjiak me një shall të Juventusit konfirmoi prezencën e tij në stadium, pa lejen e klubit.

Dinamo e Moskës ka hapur menjëherë një hetim për këtë çështje, gjë që mund të çojë edhe përjashtimin e sulmuesit nga klubi Moskës.

© zëri.info