Zbulohet futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2017

Sport January 12, 2018 - 17:24

Tashmë ka nisur ceremonia e shpalljes së laureatëve të vitit nga Federata e Futbollit e Kosovës, në të cilën do të shpallet edhe futbollisti më i mirë kosovar për vitin 2017.

Këtë epitet sipas të gjitha gjasave do ta fitojë Valon Berisha, raporton “Zëri”. Ylli i Përfaqësueses së Kosovës edhe vitin e kaluar e ka marrë të njëjtin çmim, ndërsa sivjet konkurrent kryesor e kishte Amir Rrahmanin, shokun e tij të ekipit përfaqësues.

Image

Megjithëkëtë, duhet pritur zyrtarizmi pas pak minutash. Por, Berisha është reprezentuesi i vetëm në tavolinën e futbollistëve më të mirë të vitit, gjë që ka bërë të nënkuptohet se ai është edhe fituesi. /Zëri