Kush e solli Coutinhon?

Sport January 12, 2018 - 16:35

Philippe Coutinho i është bashkuar Barcelonës nga Liverpooli për 145 milionë funte, duke u bërë kështu transferimi më i madh në historinë e klubit katalonjas. Por, njeriu i cli mund të quhet më meritori për këtë transferim është menaxheri i brazilianit, Kia Joorabchian. Ai mori përsipër menaxhimin e Coutinhos qysh në fëmijëri dhe tani i është shpërblyer mundi, shkruan sot, gazeta "Zëri"

Përveç talentit të Philippe Coutinhos, meritat për karrierën e brazilianit i ka edhe menaxheri i tij Kia Joorabchian, i cili edhe mund të quhet ideatori i lëvizjes prej 160 milionësh të Coutinhos prej Liverpoolit te Barcelona.

Joorabchian suksesin e parë e kishte korrur në vitin 2012, kur i kishte propozuar një klubi mesatar të Premierligës një futbollist 17-vjeçar të Corinthinasit, i cili ishte pikërisht mbrojtësi që po kërkonin. Përshtypjet kanë vlerë të madhe në futboll dhe klubi kishte vënë në dyshim vetëm një përfaqësues të tij. “Ne mendonim se do të përqesheshim nëse do ta merrnin”, kishte thënë një burim i atij klubi atëkohë. Kështu që Marquinhos shkoi te Roma për 4 milionë funte. Pas vetëm një viti ai ishte transferuar te Pari Saint-Germaini për 32 milionë funte. Klubi francez që prej asaj kohe ka refuzuar oferta në vlerë prej 80 milionë funteve për lojtarin nga Chelsea dhe Barcelona.

Në botën e madhe të futbollit ka shumë pak individë me lidhje të mjaftueshme profesionale që dinë se ku mund të jetë potenciali i vërtetë dhe si të menaxhojnë me këtë. Joorabchian e ka bërë këtë me një punë të madhe. Ai ka demonstruar aftësinë për të gjetur mundësinë dhe për t’i bindur njerëzit që kur kishte qenë një tregtar i naftës në të njëzetat e tij.

Ishte koha kur ai themeloi kompaninë “Media Sports Investment” në Londrën Qendrore, para 14 vjetësh, bleu klubin brazilian, Corinthians, me asistencën e disa përkrahësve anonimë, shpenzoi 50 milionë funte për klubin dhe lojtarë dhe u bë i vetëdijshëm për mundësinë që ia prezantoi futbollit.

Ai punëson staf për ta ndihmuar që t’i gjejnë herët lojtarët e talentuar dhe Coutinho ishte zbuluar kur ishte 12-vjeçar. Javier Mascherano, David Luiz, Willian dhe Carlos Tevez ishin gjetur të gjithë mes moshave 16 dhe 18.

Ai lidh marrëdhënie të veçanta me lojtarët dhe kjo bën që ata të jenë të përkushtuar ndaj tij. Lojtarët thonë se ai i përkrah shumë. Kur bëhet fjalë për të negociuar një transferim apo një kontratë tjetër, ai ka intuitën për shtyrë tutje dhe për të arritur marrëveshjen më të mirë.

“Publiku ka opinionet e tyre për përfaqësuesit e lojtarëve, por puna e tij është që të bëjë marrëveshjen më të mirë për lojtarin e tij dhe nuk e njoh dikë që e bën më mirë se ai. Ka shumë njerëz në futboll me të cilët nuk do të ulesha në tavolinë. Por nëse do të kisha mundësinë që ai të punonte me mua, do ta bëja”, thotë njëri prej drejtorëve sportivë që ka negociuar me të.

Marrëveshja e Coutinhos është rekorde për të, por ai ka shitur edhe futbollistë si Carlos Tevez për 22 milionë funte, Joao Mario për 38 milionë funte dhe Oscar për 52 milionë funte.

Marrëveshjet e mëdha të tij kanë reflektuar në rritjen e çmimeve në afatin kalimtar gjatë dekadës së kaluar. Prej transferimit të Robinhos te Manchester City nga Real Madridi për 32.5 milionë funte në vitin 2008 e deri te shuma e kombinuar prej 91 milionëve, prej Chelseat në Paris Saint-Germain dhe anasjelltas.

Sidoqoftë, çmimi i Coutinhos mund të tejkalohet së shpejti. Marrëveshja e parë britanike në vlerë prej 200 milionë funteve mund të jetë disa muaj larg, pasi që flitet për një lëvizje të Eden Hazardit nga Chelsea te Real Madridi në verën e ardhshme./Zëri