ZYRTARE: Bashkimi godet me dy basketbollistë

Sport January 12, 2018 - 14:13

Aaron Muss dhe Vincent Zollo janë dy basketbollistët më të rinj të KB Bashkimi.

Aaron Muss është i gjatë 185 cm dhe luan në pozitën dy.

Ai  këtë sezon ishte pjesë e skuadrës islandeze Hottur Egilsstadir, ku luajti me mesatare prej 18 pikë, 7 kërcime, 4 asistime për ndeshje.

Vincent Zollo është i gjatë 206 cm dhe luan në pozitën katër.

Ai këtë sezon ishte pjesë e skuadrës australiane Rockingham Flames, ku luajti me mesatare prej 16 pikë, 8 kërcime për ndeshje.