PSG-ja dhe Liverpooli pas Alissonit

Sport January 12, 2018 - 13:11

Paris Saint-Germaini dhe Liverpooli janë duke shprehur interesim për shërbimet e portierit të Romës, Alisson Becker, transmeton zeri.info

Romakët nuk duan ta shesin brazilianin në janar, por një largim i tij në verën e ardhshme duket i mundshëm.

25-vjeçari është duke kaluar një formë të mirë me klubin italian gjatë këtij edicioni, pasi që në edicionin e kaluar kishte qenë vetëm zgjedhja e dytë pas Wojciech Szczesny.

Alisson ka mbajtur 12 herë portën e paprekur nga 25 ndeshje në të gjitha garat me klubin romak deri më tani këtë edicion.

Liverpooli tashmë ka treguar interesim të madh për brazilianin, por “Sky Sport Italia” raporton se edhe Paris Saint-Germaini është duke vëzhguar situatën e portierit.

Alisson është pjesë e Romës që prej vitit 2016, kur ishte transferuar nga Internacional  për 8 milionë euro./Zëri