Xhemaili drejt Bolognas

Sport January 11, 2018 - 14:56

Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili është I gatshëm që të rikthehet te Bologna, pas një edicioni të kaluar në ligën amerikane te Montreal Impact, transmeton zeri.info

Reprezentuesi zviceran iu bashkua klubit kanadez në majin e vitit 2017, por ka konfirmuar që do të largohet gjatë kësaj jave.

“Blerimi ka kërkuar që të rikthehet në Itali, për t’u kthyer të Bologna, për arsye sportive dhe personale”, ka deklaruar trajneri i Montreal Impact, Remi Garde.

“Kështu që do të mundohemi të gjejmë zgjidhjen më të mirë. Kur një lojtar më thotë se nuk dëshiron të qëndrojë, është e vështirë për mua, edhe nëse unë mezi pres që të punoj më atë lojtar. Kështu që, ju mund të vini në përfundimin logjik se ai nuk do të kthehet”, shtoi ai ndër të tjera.

Të dyja skuadrat zotërohen nga i njëjti pronar Joey Saputo dhe së shpejti pritet që ai t’i nënshtrohet testeve mjekësore te klubi italian, para se të nënshkruajë kontratën për dy vjet e gjysmë./Zëri