Ky mund të jetë pasardhësi i Sanchezit në Arsenal

Sport January 09, 2018 - 15:37

Thomas Lemar është rikthyer në listën kryesore të kandidatëve të Arsenalit për ta zëvendësuar Alexis Sanchezin në janar.

Kështu shkruan tabloidi britanik “Mirror”, përcjellë zeri.info.

Alexis mund t’i bashkohet Manchester Cityt në ditët në vazhdim pasi “Gunners” duan ta shesin lojtarin këtë muaj për të mos e humbur pa para gjatë verës.

Image

Për këtë menaxheri Arsene Wenger po mendon për pasardhësin e sulmuesit kilian dhe duket se e ka gjetur lojtarin ideal.

Bëhet fjalë për yllin e ri të Monacos, i cili mund të transferohet në Londër para përfundimit të këtij muaji, kur edhe është aktiv afati kalimtar dimëror.

Mirëpo, Arsenali duhet ta hapë goxha mirë kuletën pasi klubi mbretëror francez i kërkon 90 milionë funte, afro 100 milionë euro, për sulmuesin e rrezikshëm. E Sanchez mund të shitet tek City për 30 milionë funte. /Zëri/