Shkarkohet Arsene Wenger?

Sport January 08, 2018 - 10:35

Wenger është gati të ndërpresë kontratën me Arsenalin.

Daily Mirror është duke raportuar se Arsene Wenger është gati të ndërpresë kontratën pas dy dekadave te Arsenali, transmeton Gazeta Express.

Humbja të dielën prej 4-2 nga Nottingham Forest, ka frustruar të gjithë te Arsenali, që duan sa më parë ndryshime.

Raportohet se asistenti i Pep Guardiolas te Manchester City dhe ish asi i Topçinjve, Mikel Arteta, mund ta zë vendin e francezit.

Image