Mahrez largohet nga Leicester City, zgjedh klubin me shumë tifozë në Kosovë

Sport January 06, 2018 - 09:47

Mesfushori i Leicester Cityt, Riyad Mahrez mund të transferohet në Liverpool.

Liverpool ka filluar bisedimet me Leicester Cityn në lidhje me transferimin e mesfushorit Riyad Mahrez.

Philippe Coutinho pritet të largohet nga Liverpool gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Tabloidi britanik “The Sun” shkruan se Liverpool ka identifikuar yllin algjerian si pasardhës të tij në Anfield, përcjell “lajmi.net”.

Mahrez në të kaluarën kishte zgjuar interesim nga klube të mëdha evropiane por Leicester refuzoi shitjen e tij.

Mirëpo, në rast të një oferte të mirë, ai mund të nënshkruajë me Liverpoolin gjatë këtij afati kalimtar dimëror.