Vlera e xhevahireve kuqezinj, kartonat e Strakoshës dhe Hysajt nga më të shtrenjtët në Itali

Sport January 05, 2018 - 16:27

Përfundimi i pjesës së parë të sezonit ka bërë që të gjithë mediat ndërkombëtare të bëjnë analizën e gjysmës së vitit. Nga e gjithë ecuria e deritanishme e kampionatit, por jo vetëm, në Itali është përpiluar renditja e futbollistëve që vlejnë më së shumti në secilin rol.

“Sky Sport” ka bërë një renditje për secilin rol të dhjetë futbollistëve më të shtrenjtë. Bien në sy Strakosha e Hysaj, të cilët janë në “top 10” lojtarët me vlerën më të lartë të tregut sa u përket atyre që aktivizohen në Serinë A, shkruan Panorama Sport.

THOMAS STRAKOSHA

Në bazë të statistikave nga “Whoscored”, Strakosha u cilësua si portieri i ri më i mirë. Jo vetëm kaq, por ai mori edhe vlerësimin 8.5 nga “Lazio Channel”, sa i përket notës mesatare vjetore. Mirëpo, në bazë të vlerës së përllogaritur të kartonit, shqiptari i Lacios është portieri i tetë më i shtrenjtë në Serinë A, kur çmimi preferencial për kartonin e tij është caktuar 4.9 milionë. Gjithsesi, me paraqitjet e deritanishme, vlera e kartonit të tij mund të jetë disa herë më e lartë.

ELSEID HYSAJ

Mbrojtësi i Napolit cilësohet si mbrojtësi i pestë me vlerën më të shtrenjtë të kartonit në Serinë A. E përllogaritur në rreth 32.4 milionë euro, mbrojtësi i djathtë lë pas Kanselon e Interit, Manolas dhe Kulibali.