Hysaj: Napoli është i nevrikosur

Sport January 05, 2018 - 11:12

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj thotë se klubi italian është i nevrikosur pas humbjes kundër Atalantas në Kupën e Italisë, kështu që duan t’i kthehen fitoreve kundër Hellas Veronas të shtunën, transmeton zeri.info

Napolitanët janë eliminuar nga Kupa e Italisë të martën dhe shqiptari dëshiron që ekipi i tij ta përdorë këtë si motivim për të ndjekur titullin e ligës.

“Të gjithë jemi të nevrikosur nga humbja ndaj Atalantas”, deklaroi Hysaj.

“Do të na japë të gjithëve fuqi për të vazhduar përpara. S’mund të bëjmë më asgjë, jemi eliminuar. Duhet ta shfrytëzojmë këtë dhe ta përdorim për të mirë në të ardhmen. Duhet ta fillojmë këtë menjëherë kundër Hellasit, duhet të jemi agresivë dhe të japim gjithçka për të fituar. Ne duam ta mbajmë nivelin e lartë, të fitojmë ndeshje, dhe ta fillojmë vitin mbarë”, shtoi ai./Zëri