Portieri Ilir Avdyli nënshkruan me ekipin nga Shqipëria

Sport January 04, 2018 - 14:43

Ilir Avdyli është bërë sot me ekip të ri, shkruan zeri.info.

Portieri kosovar, i cili i ndau rrugët me Shkëndijën e Tetovës ditë më parë, do ta vazhdojë karrierën në futbollin shqiptar.

Në fakt, ai ka nënshkruar kontratë me ekipin nga Superiorja shqiptare, Kamza. “Zyrtare: Ilir Avdyli është portieri i ri i Kamzës.

Ai ka firmosur kontratë njëvjeçare me klubin”, njofton klubi shqiptar.

Portieri shtatgjatë në të kaluarën ka luajtur në futbollin kosovar dhe atë shqiptar për disa skuadra. /Zëri/