Mourinho gati të japë dorëheqjen nga Manchester United

Sport January 04, 2018 - 14:14

Jose Mourinho duket se është gati për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Manchester United. Lajmi vjen nga Daily Mail, që precizon se marëdhëniet e portugezit me klubin mund të marrin fund me përfundimin e sezonit.

Në fakt Daily Mail zbulon se ka një shqetësim të madh në klub për sjelljet e fundit të Special One, gjithnjë e më polemik kundrejt klubit. Udhëtimet e shpeshta “në shtëpi”(në Londër), janë gjithashtu indicie të një divorci të mundshëm mes palëve në fund të këtij sezoni. Me shumë mundësi në të ardhmen e portugezit po projektohet një lidhje me PSG.

Deklaratat e shpeshta më sarkazëm dhe polemikat me klubin, veçanërisht për merkaton, si edhe sulmi që i bëri një prej legjendave të skuadrës, Paul Scholes janë fakte të mjaftueshme të vuajtjes që Mourinho po përjeton në pankinën e Manchester United. Asnjëherë luzitani nuk ka arritur në këtë periudhë të krijojë një marëdhënie të mirë, ndërsa vazhdon të qëndrojë ende në hotel, e shpesh udhëton drejt Londrës ku jeton familja e tij, transmeton TCH

Tabloidi britanik zbulon se kjo situatë ka ngritur sirenat e alarmit për klubin, ndërsa e paralelizon me histori të mëparshme që Special One ka patur në karrierën e tij.