Paraqitjet e shkëlqyera me Atalantën, Berisha drejt kalimit tek kryesuesit e Italisë

Sport January 04, 2018 - 13:45

Etrit Berisha duket se është futur në listën e dëshirave të Napolit. Pas performancës në çerekfinalen e Kupës së Italisë, pikërisht ndaj napolitanëve, performanca e gardianit kuqezi ka bindur drejtuesit të kërkojnë shërbimet e tij.

“Calciomercato” shkruan se Napoli me shumë gjasa, do ta zëvendësojë portierin Pepe Reina, pikërisht me Berishën në fund të këtij sezoni.