Hamburger SV rikthen talentin nga Kosova

Sport January 04, 2018 - 13:37

Hamburger SV ka rikthyer në radhët e saj talentin nga Kosova, Arianit Ferati.

20-vjeçari ishte i huazuar tek Erzgebirge Aue në Bundesliga 2.

“Ne besojmë në Arianit Feratin, prandaj edhe e rikthyem për t’ia dhënë mundësinë”, tha drejtori sportiv i Hamburger SV, Jens Todt, raporton “GazetaOlle.com”.

Ferati është pjesë e Gjermanisë U-20.