Gjyqtari gabon edhe me VAR, Juventus akuzohet pas fitores ndaj Torinos

Sport January 04, 2018 - 13:35

Juventus ka fituar mbrëmë ndaj Torinos 2:0 për të kaluar në gjysmëfinale të Coppa Italia, por jo gjithçka ka kaluar qetësisht, sidomos për një derbi.

Torino pretendon se në momentin e aksionit të golit të Mario Mandzukic, ishte Sami Khedira ai që bëri faull mbi Aquah, në minutën e 67-të.

Lojtarët “granata” e bindën arbitrin që ta shikonte këtë rast edhe me VAR, por kryesori i ndeshjes refuzoi të ndërronte mendje. /Express/