Brazili është rikthyer

Sport January 04, 2018 - 13:12

Ish-fituesi i Kupës së Botës me Brazilin, Ronaldo thotë se trajneri i ri Tite ka rikthyer përfaqësuesen në vendin ku i takon pas asaj humbjeje të tmerrshme 7:1 kundër Gjermanisë në vitin 2014.

Ronaldo thotë se Tite ka vendosur një standard të ri te përfaqësuesja braziliane.

Tite erdhi në krye të Brazilit në qershor të vitit 2016 dhe humbja 7:1 ndaj gjermanëve kishte frikësuar shumëkë se kjo kombëtare nuk do të kualifikohet në Botërorin e këtij viti.

Sidoqoftë, Brazili mori 10 fitore nga 12 ndeshje nën drejtimin e Tites dhe tani shihet si njëri prej favoritëve për të korrur sukses në “Rusia 2018”.

“Brazili është përsëri i fortë”, deklaroi Ronaldo. “Me Titen në krye të përfaqësueses, tani është vendosur një standard në lojën e ekipit”, shtoi ai./Zëri

Image