Kane mund të shitet

Sport January 04, 2018 - 11:08

Tottenhami nuk e ka ndërmend ta shesë sulmuesin Harry Kane, por kjo gjë mund të ndryshojë nëse 24-vjeçari kërkon vetë largimin, transmeton zeri.info

Trajneri i klubit londinez, Mauricio Pochettino ka thënë se klubi mund ta mendojë shitjen e objektivit të Real Madridit nëse ai vendos që të largohet siç kishin bërë Luka Modric dhe Gareth Bale.

Kane pati një vit fantastik në 2017-ën, duke qenë golashënuesi më i mirë dhe duke kaluar rekordin e Alan Shearer për më së shumti gola në Premierligë brenda një viti kalendarik.

“Si trajner i Tottenhamit do të thosha që nëse Madridi vjen me një ofertë, ne nuk duam ta shesim sepse ai do të qëndrojë këtu dhe ata do ta kuptojnë këtë gjë”, deklaroi Pochettino.

“Nëse lojtari kërkon të largohet, siç ka ndodhur me Modricin dhe Balen, do të shohim se çfarë do të ndodhë”, shtoi ai./Zëri