Walcott i vetëofrohet Milanit?

Sport January 04, 2018 - 10:58

Sulmuesi i Arsenalit, Theo Walcott ia ka ofruar shërbimet e tij Milanit në afatin kalimtar të janarit, raporton “Corriere dello Sport”, transmeton zeri.info

28-vjeçari ka kontratë me klubin londinez deri në qershor të vitit 2019 dhe ka qenë pjesë e topçinjve që prej janarit të vitit 2006.

Anglezi ka pasur minuta të limituara gjatë këtij edicionit, duke bërë vetëm katër paraqitje si zëvendësues në Premierligë, por ka kontribuar me katër gola dhe pesë asistime në 13 ndeshje në të gjitha garat.

Raportohet se ai i frikësohet humbjes së vendit në vendit në përfaqësuesen angleze në Kupën e Botës këtë verë.

Alternativa më e mundshme është një rikthim i tij te Southamptoni, klub në të cilin është rritur, por Milani mund të jetë një mundësi interesante./Zëri