Candreva befason Interin, zgjedh klubin e ri

Sport January 04, 2018 - 09:52

Antonio Candreva është i gatshëm të rikthehet te ish skuadra e tij, Lazio.

Antonio Candreva dëshiron të largohet nga Inter.

Mesfushori italian është i pakënaqur te skuadra milaneze dhe ka marrë një vendim të befasishëm.

E përditshmja italiane “Leggo” shkruan se Candreva është i gatshëm të rikthehet te ish skuadra e tij, Lazio, përcjell “lajmi.net”.

Candreva është duke kaluar një sezon me formë të komplikuar te “Nerazzurrët” dhe mund të vendos për largim nga klubi edhe gjatë këtij afati kalimtar të janarit.