Eliminohet nga Juventus, ja çfarë i ndodhi Mihajlovicit pas ndeshjes në Coppa Italia

Sport January 04, 2018 - 09:23

Sinisa Mihajlovic është shkarkuar nga posti i trajnerit te Torino.

Sinisa Mihajlovic nuk është më trajner i Torinos.

Humbja 2:0 nga Juventus dhe eliminimi në çerekfinalen e Coppa Italia solli shkarkimin e tij nga posti.

Mediat italiane raportojnë se presidenti i Torinos, Urbano Cairo ka vendosur ta shkarkojë trajnerin serb pas serisë së rezultateve negative nga skuadra “Granata”, përcjell “lajmi.net”.

Favorit për postin e trajnerit në Torino është Walter Mazzarri.