Babai i Lorik Canës do bëhet pjesë e Superligës, pritet të investojë në një klub futbolli

Sport January 03, 2018 - 13:03

Babai  i ish-kapitenit të Kombëtares Shqiptare po mendon të bëhet aksioner i një skuadre futbolli. Bëhet fjalë për skudrën e Vëllaznimit, e cila shumë shpejtë mund të bëhet shoqëri aksionare.

Burime pranë “Korneri.net”, kanë bërë të ditur që babai i Lorik Canës, Agim Cana është duke planifikuar të investoj në klubin gjakovar, për tu bërë bashkëpronar me kryetarin e tanishëm Shkëlzen Gashi.

Pritet që në ditët në vijim ky plan të konfirmohet nga palët e përfshira në këtë projekt. Ky klub ka patur shumë vështirësi ekonomike në të shkuarën, dhe një marrveshje e tillë do ta ndihmonte shumë.