Rrahu të dashurën, dënohet futbollisti i Liverpoolit

Sport January 02, 2018 - 22:28

Futbollisti i Liverpool, Jon Flanagan, është shpallur fajtor sepse ka rrahur të dashurën e tij.

Mbrojtësi 25-vjeçar u konsideruar fajtor për dhunën e ushtruar nga Rachael Wall. Ngjarja ndodhi në orën 03:20, më 22 dhjetor, në rrugën “Duke”, në qendër të Liverpool, shkruan telesport.

Dënimi karshi tij do të jepet në fund të këtij muaji. Lojtari i lindur në Liverpool ka luajtur më shumë se 50 ndeshje me skuadrën e parë, ku debutoi kur ishte 18 vjeç.

Gjykata ka parë disa pamje filmike ku i ka dhënë të drejtë denoncimit të së dashurës së tij, pasi Flanagan e ka shkelmuar atë në mes të rrugës. Çifti ka qenë i lidhur prej 18 muajsh, por menjëherë pas sherrit është ndarë. Kjo ishte hera e parë që Flanagan kishte ushtuar dhunë, por mjafton për t’u dënuar nga gjykata. Për më shumë, ai dhe e dashura Wall ishin nën efektin e alkoolit.