KEK-u transferon dy super-futbollistë nga Llapi

Sport January 02, 2018 - 18:14

KEK-u nuk ka të ndalur. “Elektricistët” po tregohen kampion edhe në afatin kalimtar të janarit, derisa kanë transferuar disa futbollistë tejet cilësorë, shkruan Gazetasheshi.com.

Pas transferimit të sulmuesit të njohur Enis Zabërgja, drejtuesit e këtij klubit kanë kryer punë edhe me Miran Maksutin dhe Valon Zeqirin, mëson Gazetasheshi.com.

Image

Dy futbollistët ishin pjesë të Llapit në stinorin vjeshtor, derisa në pranverë pritet të luajnë në “Agron Rama” të Obiliqit.

Zeqiri erdhi nga gjithashtu nga Maqedonia, derisa sezonin e fundit ishte pjesë e Llapit dhe ishte njëri ndër më të dalluarit në fushën e lojës.

Kështu KEK-u me këto transfere tregon qartazi ambicien e madhe që ka për t’u rikthyer në Superligë.

Image