Neymar shpallet fitues, ky është çmimi i ri për yllin e Paris Saint-Germain

Sport January 02, 2018 - 18:11

Neymar mposhti konkurrencën duke dalë fitues i çmimit të futbollistit më të mirë brazilian në futbollin evropian.

Neymar është shpallur futbollisti më i mirë brazilian në Evropë.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain mposhti konkurrencën duke dalë fitues.

Çmimi, i cili njeh lojtarin më të mirë brazilian në Evropë dhe për të cilin votojnë tifozët, gazetarët dhe një grup i përbërë nga ish-futbollistët, u fitua nga Neymari edhe në vitet 2014 dhe 2015, në kohën kur ai ishte pjesë e Barcelonës. /Lajmi.net/