Bukuroshja godet futbollistin shqiptar: “E lashë unë dhe jo ai mua”

Sport January 02, 2018 - 18:07

Gruaja e mesfushorit shqiptar, Blerim Xhemailit, Erjona Sylejmani, ka rikthyer në qëndër të vëmendjes edhe një herë ndarjen e saj me futbollistin e Përfaqësueses së Zvicrës.

Erjona ka treguar se ende procedurat për ndarjen përfundimtare nuk kanë mbaruar. “Burri im nuk ma ka hequr mbiemrin e tij, kështu që nuk është ende ish-burri.”

 “Para se të kritikoni, mundohuni të hiqni injorancën, sidomos për ceshtjet ligjore”, shkruan ajo në profilin e saj në Instagram, përcjell Gazeta Olle.

Tutje Erjona thotë se ajo ishte iniciatore për ndarjen me ish-lojtarin e Torinos. “Më duhet të deklaroj që Blerimin e lashë unë dhe jo ai mua. Unë pata kurajon dhe dinjitetin që shumë gra nuk e kanë dhe preferojnë të mbajnë benefitet që kanë në këmbim të turpërimit dhe dhunës psikologjike”, shkroi ajo në rrjetin social Instagram.

Image