Gjiganti evropian e do Vidalin

Sport January 02, 2018 - 18:02

Arturo Vidal mund të jetë duke i kaluar ditët e fundit tek Bayern Munichu.

Mesfushori kilian ka mundësi të largohet nga gjiganti bavarez gjatë janarit. Kështu të paktën shkruan tabloidi gjerman “Bild”, raporton zeri.info.

Sipas këtij të fundit, interesim për ish-futbollistin e Juventusit ka shfaqur Chelsea, e cila e do lojtarin qysh në afatin kalimtar të janarit.

“Blues” janë duke e vëzhguar përfaqësuesin kilian qe një kohë dhe tash e kanë ndërmend ta ofrojnë një shumë të majme parash për ta bindur Bayernin që ta shesë mesfushorin kualitativ.

Vidal ka kontratë me klubin nga “Allianz Arena” deri në verën e vitit 2019, por duket se palët janë të interesuara të ndahen para kohe pasi lojtari nuk e ka gjetur veten si duhet në klubin gjerman.

Interesim për Vidalin muaj më parë ka shprehur edhe gjiganti italian Inter. /Zëri/