Kroos e bën transferimin 'bombë'?

Sport January 02, 2018 - 17:32

Real Madridi është i gatshëm ta shesë Toni Kroosin tek Manchester Unitedi.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik “The Express”, raporton zeri.info, sipas të cilit “Los Blancos” do ta bëjnë këtë sakrificë për të bërë sa më shumë fonde për lëvizjen sensacionale për yllin e Paris Saint-Germainit, Neymar.

Në fakt kampioni aktual i Spanjës dhe i Evropës është në kërkim të pasardhësit të Cristiano Ronaldos dhe ylli brazilian duket lojtari adekuat për ta bërë një gjë të tillë.

Gjithsesi, klubi spanjoll duhet të mendojë edhe për “Fair-Play” financiar, pasi në këtë rast nuk do të mjaftonte as shitja e Gareth Bale për t’iu përshtatur rregullave të UEFA-s, të cilat nuk lejojnë që një klub të blejë më shumë se që shet.

PSG-ja dhe City po ashtu janë në garë për Kroos. /Zëri/