180 milionë euro për Coutinhon

Sport January 02, 2018 - 17:23

Duket se e ardhmja e Philippe Coutinhos do të jetë larg Liverpoolit, raporton zeri.info.

Ylli brazilian ishte shumë pranë transferimit tek Barcelona gjatë verës, por gjithçka dështoi në momentet e fundit dhe ish-futbollisti i Interit dhe Espanyolit e vazhdoi qëndrimin në “Anfield Road”.

Megjithatë, kjo nuk do të ndodhë edhe për një kohë të gjatë pasi përfaqësuesi brazilian e ka mendjen tek gjiganti katalonjas.

Dhe, sipas radios spanjolle “Onda Cena Radio”, “Reds” janë dorëzuar përfundimisht dhe e kanë vendosur çmimin për lojtarin e tyre kryesor.

Në fakt, Coutinho vlerësohet 180 milionë euro dhe Barcelona duhet ta paguajë këtë shumë nëse dëshiron ta blejë mesfushorin ofanziv.

Për Coutinhon thuhet se interesim ka shfaqur edhe gjiganti francez Paris Saint-Germain. /Zëri/