La Liga, Cristiano i 25-ti

Sport December 31, 2017 - 23:15

Nëse dikur luftonte së bashku me Messin dhe realizonte gola me shumë lehtësi, e njëjta gjë nuk mund të thuhet këtë sezon.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, po kalon ndoshta sezonin më të dobët me Real Madridin, kuptohet, në La Liga, pasi nëse flasim për Champions League, ai po thyen rekorde dhe pas gjashtë ndeshjeve ka shënuar nëntë gola, shkruan Gazeta Express.

Pas 12 ndeshjeve sa i ka zhvilluar në Spanjë këtë edicion, Ronaldo ka vuajtur për të gjetur golin.

Ai e mbylli sezonin dimëror me vetëm katër gola, duke u renditur i 25’ti, aq gola kanë edhe 13 futbollistë tjerë, duke përfshirë këtu edhe shokët e skuadrës, Asensio dhe Isco.

Sido që të jetë, Roni premton një tjetër pjesë të sezonit nga janari, sidomos pas lëndimit të Karim Benzemas, që për së paku tri javë do të jetë nënshi kryesor në ekipin e Zinedine Zidane. /Gazeta Express/