Shkëndija kënaq shqiptarët, Skënderbeu hero i vërtetë

Sport December 31, 2017 - 19:29

Trepça ’89, FC Prishtina, Shkëndija, Partizani, Kukësi, Tirana dhe Skënderbeu i kanë bërë krenarë të gjithë shqiptarët, shkruan zeri.info.

Falë tyre populli shqiptar në vitin që lamë pas u paraqit për herë të parë me shtatë klube në gara evropiane nga tri shtete në të cilat jetojnë.

Skënderbeu rezultoi më i suksesshmi pasi luajti deri në fazën e grupeve të Europa Leagues, gjë që skuadrës së madhe shqiptare ia mohoi një gjigant evropian.

Shkëndija ishte eliminuar nga Milani.

Megjithëkëtë, klubi i “Ecologut” të biznesmenit të famshëm shqiptar, Lazim Destani, i ka kënaqur zemrat e shqiptarëve.

Në kampionatin maqedonas ishte nënkampion dhe finalist i Kupës, ndërsa shkëlqeu edhe në Evropë.

Ndërsa në pjesën e dytë të vitit që lamë pas arriti ta përmbysë dominimin e gjigantit maqedonas, Vardarit.

Shkëndija ka shkuar në pushim për festat e fundvitit si lidere e elitës së futbollit maqedonas me një diferencë të madhe të pikëve prej Vardarit.

Kështu, titulli i kampionit të Maqedonisë me shumë gjasë pas sezonit pranveror do të shkojë në Tetovën shqiptare.

Kështu, futbolli maqedonas tani ka marrë ngjyra kuqezi. /Zëri/