Dobët edhe me hendboll

Sport December 31, 2017 - 16:35

Hendbolli është njëri nga sportet ku klubet mezi ia dalin të mbijetojnë, shkruan zeri.info.

Disa prej tyre, pas sukseseve që i arrijnë në rrafshin vendor, me përtesë marrin pjesë në garat evropiane pasi mezi i përballojnë shpenzimet që kërkohen aty.

E gjithë kjo pasi ata e dinë paraprakisht se suksesi është i pamundur për ta, kur kihet parasysh cilësia nën nivelin e kërkuar.

Besa FamGas është e pakonkurrencë në kampionatin e Kosovës, por kur po del jashtë po tregohet e vogël përballë kundërshtarëve gjigantë.

Skuadra pejane u eliminua nga ekipi turk Beykoz BLD SK në rrethin e parë të EHF Cup, edhe pse lojën e parë e fitoi 29:21.

Të njëjtin fat e pati edhe Trepça, po ashtu në konkurrencën e meshkujve, e cila u eliminua menjëherë në rrethin e tretë të Challenge Cup nga skuadra AHC Potaissa Turda.

Në konkurrencën e femrave Prishtina u eliminua qysh në rrethin e parë të EHF Cup nga ekipi LC Bruhl Handball, nga i cili pësoi me rezultat të thellë, kurse Shqiponja dhe Istogu u eliminuan nga rrethi i tretë i Challenge Cup, nga i cili i nisën garat.

Gjakovarët u eliminuan nga skuadra ADA CJ Barros, kurse ato istogase nga Virto – Quintus.

Sa i përket Përfaqësueses Kosova qëndroi pak më mirë.

Verdhekaltrit, pasi e nxorën një barazimi historik ndaj Turqisë në fund të vitit 2017, megjithatë u mposhtën dy herë nga Estonia dhe një herë nga Turqia në kualifikimet e Evropianit 2020, ndërsa përfunduan në pozitën e tretë dhe e fituan medaljen e bronztë në Kampionatin e shteteve në zhvillim. /Zëri/