Lamtumira pikëlluese e Canës

Sport December 31, 2017 - 10:27

Tetë tetori ka sjellë momente pikëllimi në Shkodër, në natën kur Shqipëria po luante me Italinë, shkruan zeri.info.

Kjo ngase kapiteni legjendar Lorik Cana i ka thënë lamtumirë Kombëtares së Shqipërisë dhe tifozëve shqiptarë pasi shkoi në pension nga futbolli aktiv.

Lamtumira në mes Canës dhe tifozëve e shokëve të ekipit ka sjellë edhe lot pikëllimi pasi bëhej fjalë për lënien e skuadrës nga një futbollist që për vite të tëra dha gjithçka nga vetja, zemra dhe shpirti i tij, për ngjyrat kuqezi.

Cana la vetëm fushën e blertë, por emri i tij do të mbetet kaherë si shembullor në futbollin mbarëshqiptar. /Zëri/