Na la Tiote!

Sport December 30, 2017 - 22:37

Përveç lajmeve të mira, në vitin 2017 nuk munguan as ato të hidhura, shkruan zeri.info.

E pa dyshim tragjedia më e madhe ishte vdekja e ish-futbollistit të Newcastlet, Cheick Tiote.

Ish-reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ndërroi jetë si pasojë e një sulmi në zemër, derisa po stërvitej me klubin kinez Beijing, më 5 qershor 2017.

Tiote vdiq në moshën 30-vjeçare, vetëm pak ditë para se të bëhej baba.

Tiote e kishte filluar karrierën e tij si futbollist profesionist në Belgjikë me skuadrën e Anderlechtit, një kohë qëndroi i huazuar edhe tek skuadra holandeze Roda.

Prej aty ai u transferua tek FC Twente në Holandë, ku u stabilizua si një mesfushor defanziv, duke bërë gjithsej 86 paraqitje me holandezët.

Pastaj, në vitin 2010, u transferua në Premierligën angleze, tek skuadra e Newcastle United, duke bërë rreth 150 paraqitje me skuadrën angleze para se të largohej drejt Kinës në janar të vitit 2017.

Ai kishte zhvilluar 17 paraqitje me skuadrën e Beijingut para se të ndërronte jetë. /Zëri/