Xhemaili rikthehet në Evropë, mësohet edhe skuadra

Sport December 30, 2017 - 22:18

Blerim Xhemaili kërkon t’i japë fund para kohe eksperiencës me Montreal Impact në MLS.

Futbollisti shqiptar, i cili përfaqëson Zvicrën në rang kombëtaresh, kërkon të jetë pranë djalit të tij në Evropë pas ndarjes me bashkëshorten Erjona Sulejmani.

Mësohet se Xhemaili i ka kërkuar presidentit të klubit, Joey Saputo, që të ndërpresin me konsensus kontratën.

31-vjeçari që nga muaji shtator është aktivizuar në 22 ndeshje në MLS, duke realizuar shtatë gola.

Mundësi reale është rikthimi te Bologna, e cila është gjithashtu në pronësi të Saputos.

E gjitha kjo është zbuluar nga gazetari i Corriere dell Sera, Alessandro Mossini.