Lamtumirë Vitesse, Rashica zgjedh klubin e ri

Sport December 28, 2017 - 11:29

Hannover mund të jetë një destinacion i mundshëm për Milot Rashicën.

Milot Rashica vijon që të jetë një ndër më të spikaturit te Viteshe në Holandë.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës braktisi Shqipërinë pasi nuk u bë pjesë e skuadrës kuqezi që mori pjesë në EURO 2016.

Së fundi, emri i tij ka nisur të përmendet edhe njëherë në merkaton e transferimeve, transmeton “Panorama Sport”.

Fillimisht një skuadër si Newcastle doli në skenë, e interesuar për mesfushorin, ndërkohë që se fundmi menaxheri i tij mund të shërbejë për një transferim drejt Bundesligës.

Hanover mund të jetë një destinacion i mundshëm për Rashicën, ndërkohë që Altin Lala mund të shërbejë fare mirë për ta mundësuar këtë transferim.