Pas Grasshoperit presidenti i Shkëndijës në takime pune në Turqi

Sport December 25, 2017 - 21:46

Qetësi para stuhisë! Kështu mund të përshkruhet atmosfera te Shkëndija e Tetovës. Ekipi dhe administrata zyrtarisht janë në pushimin e fundvitit, mirëpo kjo nuk don të thotë se kryesia qëndron duarkryq!

Të paktën jo presidenti i kuqezinjëve, Visar Bexheti i cili në bazë të lëvizjeve të ditëve të fundit duket se përgatit diçka serioze për merkaton e janarit. Pas Grasshoperit të Zvicrës javën e shkuar, këtë fundjavë Bexheti ka qëndruar në Turqi ku ka ndjekur sfidën Gallatasaraji-Göstepe (3:1), njofton Shkëndija, raporton 'Zëri.info'. 

Pas ndeshjes ka zhvilluar takim pune me presidentin e Göstepes, Mehmet Sepill me të cilin mes tjerash është biseduar edhe për bashkëpunim më të ngushtë dhe transferime eventuale. Deri tani asnjëra palë nuk zbulon detaje, duke lënë paqartësi për kahjen e lëvizjeve eventuale. Me këtë rast numri një i Shkëndijës i ka dhuruar homolgut të tij fanellën e skuadrës tetovare. /ZERI/Image