Mkhitaryan nuk kthehet te Dormundi

Sport December 25, 2017 - 15:56

Shefi ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke thotë se një rikthim i mesfushorit të Manchester Unitedit, Henrikh Mkhitaryan nuk pritet që të ndodhë, transmeton zeri.info

Reprezentuesi armen është duke vuajtur për ta gjetur veten këtë edicion nën urdhrat e Jose Mourinhos dhe kjo ka bërë që e ardhmja e tij të vihet në dyshim.

Ishte raportuar se njëri prej klubeve të interesuara është edhe Borussia Dortmundi, ekip në të cilin armeni kishte qenë pjesë gjatë periudhës 2013-2016.

28-vjeçari, është paraqitur si zëvendësues në dy ndeshjet e fundit me Manchester Unitedin, por nuk ka luajtur titullar që prej ndeshjes me Chelsean, me 5 nëntor.

“Vetëm nëse shfrenohet imagjinata juaj, mund të ndodhë rikthimi”, është shprehur Watkze./Zëri