Vardari, kundërshtar i Shkëndijës në çerekfinale të Kupës

Sport December 17, 2017 - 16:24

Kuqezinjtë kanë mësuar emrin e rivalit për fazë çerekfinale të Kupës së Maqedonisë.

Shkëndija prej më herët priste fituesin e duelit ndërmjet Shkupit dhe Vardarit në 1/8 e finales.

Pasi dueli ndërmjet skuadrave shkupjane i takoi Vardarit me rezultat të përgjithshëm 3:1 (1:1 dhe 2:0), këta të fundit do të jenë rivali ynë në duelet ku do të kërkohet kualifikimi në gjysmëfinale të Kupës.

Dy ndeshjet e çerekfinales do të luhen në pranverë. /Zëri/