Ronaldo të pensionohet te Reali

Sport December 17, 2017 - 12:18

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez thotë se e mbështet qëndrimin e Cristiano Ronaldos për ta përfunduar karrierën e tij te gjigandi spanjoll, transmeton zeri.info

Reprezentuesi portugez kishte deklaruar së fundmi se dëshiron të pensionohet te Real Madridi dhe Perez shpreson që sulmuesi ta përmbushë dëshirën e tij. “Cristiano dëshiron që të qëndrojë në Madrid dhe unë gjithashtu dua që ai ta përfundojë karrierën këtu”, deklaroi Perez.

“Ai është një lojtar spektakolar dhe ka kontratë me klubin për këtë sezon dhe tre të tjera”, shtoi ai. Ronaldo është pjesë e Real Madridit që prej vitit 2009, kur ishte transferuar nga Manchester United dhe në 414 paraqitje me fanellën e klubit spanjoll ka realizuar 421 gola dhe 127 asistime../Zëri