Ronaldo: Nëse është e mundur, do të doja të pensionohem te kjo skuadër!

Sport December 16, 2017 - 21:13

Cristiano Ronaldo është paraqitur në konferencë për shtyp pas ndeshjes finale të Kupës së Botës, ku Real Madrid mposhti 1:0 brazilianët e Gremios.

“Unë flas në fushë. Mundohem të jap më të mirën dhe ta shijoj futbollin”, është përgjigjur Ronaldo në pyetjen rreth formës së tij këtë edicion.

“Çfarë unë dua të them është se numrat nuk gënjejnë. Dua të vazhdoj të fitoj trofe si në aspektin individual ashtu edhe në aspektin kolektiv”.

Ronaldo tani 32 vjeçar, ka shpalosur dëshirën e tij për t’u pensionuar te Real Madridi.

“Nëse është e mundshme, unë do të doja te pensionohem te Reali. Nëse është e mundshme. Unë nuk mund të komandoj klubin, unë bëj punën time dhe mendoj se e bëj mirë atë”, ka shtuar ai./Lajmi.net/