Interi njoftohet me humbjen në Serie A

Sport December 16, 2017 - 17:12

Udinese e ka mposhtur Interin 3:1 midis “Giuseppe Meazza”.

Interi ka pësuar humbjen e parë këtë edicion pas 17 xhirove në Serie A. Të besuarit e Spallettit u befasuan në “Giuseppe Meazza” nga Udinese, duke u mposhtur 3:1.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Kevin Lasagna (14’). Barazoi gjithçka Mauro Icardi një minutë më vonë.

Kur u mendua që Interi do të bëjë diçka më shumë në pjesën e dytë, që deri këtë xhiro kishte 12 fitore e katër barazime, ndodhi e kundërta.

Mysafirët befasuan vendasit me golat e Rodrigo De Paul (60’) dhe Antonin Barak (77’), për rezultatin përfundimtar 3:1.

Pas humbjes së parë në Serie A, Interi vazhdon të mbetet lider në Serie A me 40 pikë, por që mund të zhvendoset në pozitën e tretë nëse Napoli dhe Juventusi rrëmbejnë pikët e plota në xhiron e 17’të. /Gazeta Express/