Munishi me alarm të qartë për Gjakovën

Sport December 15, 2017 - 15:23

Vëllaznimi i Gjakovës mezi e ka përfunduar pjesën e parë të kampionatit në futboll shkaku i krizës së madhe financiare.

Përkundër krizës tejet të madhe, Ismet Munishi me futbollistët e tij kanë befasuar, pasi e kanë bërë “telashe” thuajse çdo ekip në Superligë dhe në fund arritën ta mbyllin sezonin me 25 pikë, vetëm me 9 më pak sesa kryesuesi, Llapi, pasi i ka nxjerr 6 fitore e 7 barazime karshi 5 humbjeve, shkruan “Zëri”.

Kuqezinjtë kanë shkuar në pushim dimëror me shpresën që Vëllaznimi ta kalojë krizën, gjë që ende nuk ka ndodhur, dhe Munishi paralajmëron se durimit po i vjen fundi.

“Unë dhe futbollistët e mi i kemi shumë keq punët financiarisht dhe nuk e di nëse do të mund të presim më”, ka deklaruar Munishi për “Zërin”, i cili shpreson që gjakovarët, në veçanti Komuna, të reflektojnë sa më shpejtë karshi Vëllaznimit sa nuk është bërë vonë, sepse klubi kuq e zi thotë se është në gjendje shqetësuese./Zëri/