Ozil te Manchester United?

Sport December 15, 2017 - 13:43

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger thotë se mesfushori Mesut Ozil nuk do të shkojë drejt Manchester Unitedit në afatin kalimtar të janarit, por nuk ka përjashtuar një largim të lojtarit gjatë verës, transmeton zeri.info

Ozil ka kontratë me klubin londinez deri në qershorin e vitit të ardhshëm dhe kjo ka bërë që e ardhmja e tij të vihet në dyshim.

Barcelona dhe Manchester United janë vetëm dy prej klubeve që kanë shprehur interesim për reprezentuesin gjerman. 29-vjeçari mund të fillojë negociatat me klubet e tjera në janar për një transferim falas gjatë verës dhe Wenger thotë se Ozil së paku do të respektojë kontratën e tij me Arsenalin.

“Ne nuk jemi kontaktuar asnjëherë nga Manchester United, kështu që nuk e di se nga ka dalë kjo”, deklaroi Wenger.

“Kjo është diçka e sajuar. Ai do të qëndrojë deri në fund të edicionit, gjërat e tjera janë të hapura”, shtoi strategu francez./Zëri