Klubi i Dritës me një gjest të madh (FOTO)

Sport December 15, 2017 - 13:30

Kandidatja për titull të kampiones së Kosovës në futboll, Drita, e ka bërë një gjest të madh. Në prag të festave të fundvitit, klubi gjilanas i ka gëzuar fëmijët e atjeshëm, duke u shpërndarë dhurata, raporton “Zëri”.

Në njoftimin e bardhekaltërve thuhet:

Kryesia e klubit dhe lojtarët vizituan sot disa shkolla të qytetit dhe shpërndan dhurata dhe ëmbëlsira të ndryshme. Me të vërtet ishte një ndjenjë e mirë kur në sy të fëmijëve vërehej gëzimi ndonëse ishin diqka simbolike. Në fund udhëheqësit e instuticioneve na falënderuan dhe e mirëpritën inciativën tonë. FC DRITA tanimë shpërndarjen e dhuratave e ka bërë traditë dhe qdo herë mundohet ti gëzoj më të vegjlit për festat e fundvitit.

Image