Warriors vazhdon me fitore

Sport December 15, 2017 - 12:21

Golden State Warriors ka shënuar fitoren e tetë radhazi, pas triumfit kundër Dallas Mavericks me rezultatin 112-97.

Kevin Durant ishte më i dalluari te Warriors me plot 36 pikë të shënuara dhe 11 kërcime, kurse u dallua edhe Klay Thompson me 25 pikë të shënuara dhe 5 kërcime. Për Mavericks më i dalluari ishte Dirk Nowitzki me 18 pikë të realizuara dhe 9 kërcimeve.

Fitore ka shënuar edhe Cleveland Cavaliers në shtëpi kundër LA Lakers me rezultatin 121:112.

Lebron James shkëlqeu për Cavs me një “triple-double”. James realizoi 25 pikë, 12 asistime dhe 12 kërcime.

Rezultatet: Atlanta – Detroit 91:105, Brooklyn – New York 104:111, Cleveland – LA Lakers 121:112, Minnesota – Sacramento 119:96, Golden State – Dallas 112:97./Zëri