Guardiola, trajneri i muajit nëntor në Angli

Sport December 15, 2017 - 12:05

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është zgjedhur trajneri i muajit nëntor në ligën angleze.

Manchester City qëndron në krye të tabelës së Premierligës me 11 pikë më shumë sesa vendi i dytë, pas një fillimi të jashtëzakonshëm këtë edicion.

Lideri i ligës angleze e kishte filluar muajin e kaluar me fitoren 3:1 kundër Arsenalit, ndërsa më pas kishin triumfuar 2:0 ndaj Leicesterit.

Gjithashtu shënoi fitore me rezultatin e ngushtë 2:1 në takimet kundër Huddersfieldit dhe Southamptonit.

Ish-trajneri i Bayern Munichut dhe Barcelonës e fitoi këtë çmim përballë Sean Dyche të Burnleyt, Jurgen Klopp të Liverpoolit, Jose Mourinho të Manchester Unitedit dhe Arsene Wenger të Arsenalit, që ishin të nominuar për këtë çmim./Zëri